Si të shkoni në Shqipëri
Për të shkuar në Shqipëri, ekzistojnë tre mundësi: Me avion, me traget nga Italia apo Greqia, ose në rrugë tokësore nga kufiri me Malin e zi, Kosovën, Maqedoninë apo Greqinë.
- Transporti ajror në Shqipëri bëhet nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza në Rinas)në i cili ndodhet 25 km në veri-perëndim të Tiranës dhe vetëm 20 minuta larg Tiranës, kryeqytetit të Shqiperisë.
Lidhja midis aeroportit “Nënë Tereza” dhe Tiranës kryhet nëpërmjet shërbimit të taksive dhe autobuzeve ( që nisen pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë ose nga Aeroporti drejt destinacioneve të kërkuara). Aeroporti është i pajisur me Duty Free Shop. Veprimet doganore kryhen gjatë 24 orëve pa ndërprerje.
Nje nga linjat ajrore Gjermani-Tirane dhe anasjelltas eshte "Albanian Airlines", shoqeri e vogel por e vetmja shoqeri pa ndalesa nga Frankfurti (Udhetimi zgjat rreth dy ore). Per momentin kjo shoqeri ofron fluturime2 here ne jave (te marte, te shtune). Bileta vajtje-ardhje kushton rreth 311 EURO dhe per femijet nen moshen 12 vjec ka rabat 33%.
Per informacione te metejshme merrni direkt ne Telefon, Tel. 06969020041 (Frankfurt)
Per bileta/lidhje nga Gjermania ne Tirane, shikoni Skyscanner.
Per linja te tjera ajrore per ne Evrope, shikoni me poshte:
Belleair- Linja nga Italia
Fluturoni lart e paguani pak! German Wings!
Tragete per ne Shqiperi
Kontakt : Aeroporti “Nënë Tereza”
Tel: + 355 4 379 063 / 4
Lost & Found: + 355 69 20 666 26
E-mail: info@tirana-airport.com
website: www.tirana-airport.com.al
Harta e Shqiperise me disa nga pikat kufitare
- Transporti detar bëhet në Durrës, në Vlorë, Sarandë apo Shëngjin.
Shqipëria mund të vizitohet me traget nëpërmjet portit të Durrësit ku ka tragete nga Italia (Ancona, Bari, Brindizi, Trieste)
portit të Vlorës me Italinë (Bari dhe Brindizi), portit të Shëngjinit me Italinë (Bari), si dhe portit të Sarandes i cili ka lidhje të përditshme me traget me ishullin Grek të Korfuzit.
- Pikat kufitare tokësore kryesore me vendet fqinjë janë:
- Muriqani dhe Hani i Hotit (nga Mali i Zi),
- Qafë Morina (nga Kosova),
- Qafë Thana (Nga Maqedonia),
- Kapshtica dhe Kakavija (nga Greqia).